Opozita në Shqipëri kërkon shpalljen “Dëshmor i Atdheut” për gjyqtarin e vrarë në sallën e gjyqit - Gazeta Express
string(95) "opozita-ne-shqiperi-kerkon-shpalljen-deshmor-i-atdheut-per-gjyqtarin-e-vrare-ne-sallen-e-gjyqit"

Shqiperi

Gazeta Express

08/10/2025 11:08

Opozita në Shqipëri kërkon shpalljen “Dëshmor i Atdheut” për gjyqtarin e vrarë në sallën e gjyqit

Shqiperi

Gazeta Express

08/10/2025 11:08

Tiranë – Opozita shqiptare ka kërkuar zyrtarisht që gjyqtari i ndjerë i Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja, i cili u vra më 6 tetor brenda sallës së gjyqit në Tiranë, të shpallet “Dëshmor i Atdheut”. Kërkesa është bërë gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, që u zhvillua të mërkurën, më 8 tetor, në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë.

Sipas opozitës, vrasja e Kalasë është një goditje e rëndë ndaj sistemit të drejtësisë dhe përfaqëson një rast ekstrem që kërkon nderim të veçantë institucional për figurat që bien në krye të detyrës.Ndërkohë, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka propozuar që në seancën plenare të së enjtes në Kuvend të mbahet një minutë heshtje në shenjë respekti për gjyqtarin.Por për përfaqësuesit opozitarë, kjo është e pamjaftueshme. Ata theksojnë se situata e sigurisë për përfaqësuesit e drejtësisë është alarmante dhe kërkon masa të forta për të mbrojtur integritetin e gjyqësorit dhe për të vlerësuar sakrificat e atyre që përballen me krimin në emër të ligjit.