Mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve, kërkesat e PS-së dhe PD-së për ngritjen e komisioneve të posaçme - Gazeta Express
string(101) "mblidhet-sot-konferenca-e-kryetareve-kerkesat-e-ps-se-dhe-pd-se-per-ngritjen-e-komisioneve-te-posacme"

Shqiperi

Gazeta Express

08/10/2025 9:19

Mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve, kërkesat e PS-së dhe PD-së për ngritjen e komisioneve të posaçme

Shqiperi

Gazeta Express

08/10/2025 9:19

Sot në Kryesinë e Kuvendit mblidhet Konferenca e Kryetarëve, një mbledhje me rëndësi të veçantë që pritet të shënojë zhvillime të reja në axhendën politike të vendit.

Palët kryesore, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, kanë paraqitur kërkesa të ndara për ngritjen e komisioneve të posaçme, duke reflektuar përballjen e vazhdueshme për kontrollin mbi proceset reformuese dhe hetimore.

Partia Socialiste ka propozuar ngritjen e dy komisioneve të reja të rëndësishme: një për Reformën Zgjedhore, dhe një tjetër për Reformën Administrativo-Territoriale, duke theksuar domosdoshmërinë e përmirësimit të sistemit elektoral dhe ndarjes territoriale të vendit.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka depozituar një kërkesë për zhvillimin e një mocioni me debat dhe ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar që lidhet me akuzat e ngritura nga OLAF për keqpërdorim të fondeve IPARD – një çështje që demokratët e kanë cilësuar si skandal financiar me përmasa europiane.

Mbledhjet e mëparshme të Konferencës kanë qenë të tensionuara, shpesh të shoqëruara me përplasje të forta mes mazhorancës dhe opozitës, me akuza për shkelje të rregullores së Kuvendit dhe Kushtetutës, kufizim të fjalës së opozitës dhe kërkesa të përsëritura për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.