Vodhën një motomjet në port, me vlerë 2500 euro, arrestohen dy persona - Gazeta Express
string(68) "vodhen-nje-motomjet-ne-port-me-vlere-2500-euro-arrestohen-dy-persona"

Shqiperi

Gazeta Express

07/10/2025 16:00

Vodhën një motomjet në port, me vlerë 2500 euro, arrestohen dy persona

Shqiperi

Gazeta Express

07/10/2025 16:00

Dy persona janë arrestuar nga policia e Durrësit këtë të martë. Ata dyshohet se vodhën një motomjet në port, me vlerë 2500 euro.

Dy të arrestuarit ishin me detyrë për ruajtjen dhe sigurimin e objektit të portit.

Sipas njoftimit zyrtar, është sekuestruar motomjeti i importuar nga Zvicra.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave që shpallen në kërkim dhe për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjeve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasit:

I.F., 45 vjeç, dhe

G.D., 47 vjeç,

të dy banues në Durrës.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur një motomjet të importuar nga Zvicra, me vlerë rreth 2500 euro, në pronësi të shtetasit K. K.

Motomjeti është vjedhur brenda ambienteve të portit të Durrësit, ndërkohë që të dy këta shtetas ishin me detyrë funksionale për ruajtjen dhe sigurimin e objektit të portit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim, duke shpërdoruar detyrën”, thuhet në njoftim.