FSK ka përmbyllur kursin e liderit luftarak, i dizajnuar për të përgatitur liderë të rinj për role udhëheqëse në nivel skuadre - Gazeta Express
string(125) "fsk-ka-permbyllur-kursin-e-liderit-luftarak-i-dizajnuar-per-te-pergatitur-lidere-te-rinj-per-role-udheheqese-ne-nivel-skuadre"

Lajme

Gazeta Express

03/10/2025 13:17

FSK ka përmbyllur kursin e liderit luftarak, i dizajnuar për të përgatitur liderë të rinj për role udhëheqëse në nivel skuadre

Lajme

Gazeta Express

03/10/2025 13:17

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se në kuadër të zhvillimit të kapaciteteve, Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes ka përmbyllur kursin e liderit luftarak i cili është dizajnuar për të përgatitur liderë të rinj për role udhëheqëse në nivel skuadre.

Sipas FSK-së, ky kurs kontribuon në rritjen e profesionalizmit të ushtarakëve dhe përgatitjen e tyre për të marrë përgjegjësi, duke forcuar kapacitetet e përgjithshme operacionale të forcës.

“Gjatë këtij kursi, pjesëmarrësit u pajisën me aftësi praktike dhe njohuri taktike, duke fituar përvojat e nevojshme për të operuar me efikasitet në situata sfiduese. Programi i trajnimit ka përfshirë zhvillimin e aftësive të vendimmarrjes, komunikimit, menaxhimit të burimeve dhe drejtimit të operacioneve në terren. Ky kurs kontribuon në rritjen e profesionalizmit të ushtarakëve tanë dhe përgatitjen e tyre për të marrë përgjegjësi më të larta në strukturën e FSK-së, duke forcuar njëkohësisht kapacitetet e përgjithshme operacionale të forces”, thuhet në njoftimin e FSK-së.