Policia: Motoçikleta ku ndodhej vëllai i Gjestit tejkaloi shpejtësinë në kthesë e u përplas me veturën në anën tjetër - Gazeta Express
string(117) "policia1-motocikleta-ku-ndodhej-vellai-i-gjestit-tejkaloi-shpejtesine-ne-kthese-e-u-perplas-me-veturen-ne-anen-tjeter"

Lajme

Gazeta Express

26/09/2025 17:33

Policia: Motoçikleta ku ndodhej vëllai i Gjestit tejkaloi shpejtësinë në kthesë e u përplas me veturën në anën tjetër

Lajme

Gazeta Express

26/09/2025 17:33

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, në një prononcim për FRONTAL të T7 ka treguar se shkaktari i aksidentit të sotëm tragjik në Pejë ka qenë humbja e kontrollit nga vozitësi i motoçikletës pas tejkalimit të shpejtësisë në një kthesë.

Kjo kishte bërë që motoçikleta të dilte në anën tjetër duke u përplasur me veturën, ka saqaruar Gashi.

Ai ka treguar në motoçikletë kanë qenë dy viktimat, vëllai i Gjestit që ka vdekur në vendngjarje dhe personi tjetër i lënduar që po trajtohet në spital./Express/