Arrestohet një 24-vjeçare për keqpërdorim të kartelave bankare, policia del me thirrje për mbrojtjen e të dhënave personale - Gazeta Express
string(122) "arrestohet-nje-24-vjecare-per-keqperdorim-te-kartelave-bankare-policia-del-me-thirrje-per-mbrojtjen-e-te-dhenave-personale"

Lajme

Gazeta Express

25/09/2025 14:06

Arrestohet një 24-vjeçare për keqpërdorim të kartelave bankare, policia del me thirrje për mbrojtjen e të dhënave personale

Lajme

Gazeta Express

25/09/2025 14:06

Një 24-vjeçare me inicialet A.G është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për keqpërdorim të kartelave bankare.

“Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit pas një pune hetimore dhe operacionale ka arritur identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar, për disa raste që kanë të bëjnë me keqpërdorim të kartelave bankare. Njësiti i Hetimeve të Kryeqytetit ka realizuar me sukses punën hetimore, duke arrestuar të dyshuarën A.G, 24 vjeç dhe në koordinim me prokurorin është iniciuar rast për veprën penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit””, tha policia në një njoftim.

Policia e Kosovës tha se mbetet e përkushtuar në luftimin e veprimtarive kriminale dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar dhe njëkohësisht ka ftuar qytetarët që të kenë kujdes të shtuar në mbrojtjen e të dhënave personale e bankare./Express/