VLEN: Pyetjet publike për Ali Ahmetin ende pa përgjigje! - Gazeta Express
string(54) "vlen-pyetjet-publike-per-ali-ahmetin-ende-pa-pergjigje"

Maqedoni

Gazeta Express

23/09/2025 10:55

VLEN: Pyetjet publike për Ali Ahmetin ende pa përgjigje!

Maqedoni

Gazeta Express

23/09/2025 10:55

Koalicioni me shirit ngjitës Taravari–Sela–Ahmeti, i zënë ngushtë nga disfata që i pret më 19 tetor, tashmë ka hyrë në pazar me partinë anti-BE dhe anti-NATO të Apasievit. Ky është demaskimi më i madh pas 20 vitesh premtime për integrim, sot bëhen ortakë me Levicën vetëm për një copë pushtet, citohet në kumtesën e VLEN-it të cilën MIA e publikon në formë integrale.

Ali Ahmeti i ka ende borxh opinionit përgjigjet për pyetjet publike: Pse e keni toleruar kryetarin e Likovës të vjedhë dhe të helmojë banorët me arsen? Pse vazhdoni t’i mbroni njerëzit e shpallur “non grata” nga SHBA për korrupsion? Kur ka qenë takimi juaj i fundit me ndonjë faktor relevant ndërkombëtar?

Bota tashmë e di kush është BDI. Vetëm këta, me metodat e atij që iku nga drejtësia për korrupsion, mendojnë se ende mund t’i mashtrojnë shqiptarët. Por më 19 tetor, përgjigjja do të jetë e qartë dhe e merituar.