Poliklinika 2 milionëshe në Podujevë përurohet në kohë fushate - Kurti pyetet për formimin e Qeverisë, s'flet - Gazeta Express
string(105) "poliklinika-2-milioneshe-ne-podujeve-perurohet-ne-kohe-fushate-kurti-pyetet-per-formimin-e-qeverise-sflet"

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 10:55

Poliklinika 2 milionëshe në Podujevë përurohet në kohë fushate – Kurti pyetet për formimin e Qeverisë, s’flet

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 10:55

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot shkoi në Podujevë për të përuruar Poliklinikën Specialistike që që kap vlerën e rreth 2.43 milionë eurove.

Bashkë me të atje shkoi edhe ministri në detyrë Arben Vitia dhe në ceremoni i priti bashkëpartiaku i tyre, kryetari aktual i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili po e synon edhe një mandat.

“Ky institucion shëndetësor do t’u mundësojë qytetarëve të marrin shërbime të specializuara pa qenë nevoja të udhëtojnë në Prishtinë. Vlera e përgjithshme e investimit është rreth 2.43 milionë euro dhe do të vazhdojmë edhe me projekte të tjera në Podujevë, gjithmonë në të mirë të qytetarëve”, tha Kurti.

Ndërkaq, Bulliqi tha se qytetarët do të kenë 15 shërbime të reja në poliklinikë.

“Nuk do të kenë më nevojë të presin e të maltretohen në Prishtinë. Jemi të kënaqur që kemi krijuar një ambient modern me kushte dhe standarde bashkëkohore”, tha Bulliqi.

Bulliqi tha se ishin ngutur për këtë projekt dhe se për këtë kishin pasë diskutime me Vitinë.

“E di që me ministrin kemi pasë shumë diskutime e sende se si ta bëjmë më shpejt dhe më mirë, por ja që erdhi ky moment shumë i gëzueshëm”, tha Bulliqi për gazetarët.

Këtyre të fundit që shkuan për të përcjellë këtë ngjarje, Kurti nuk iu përgjigj në pyetjet e tyre nëse ka zhvilluar takime me partitë e tjera për të siguruar votat për formimin e qeverisë.

Së fundi, në Podujevë, komunë e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, janë njoftuar për investime.

Në prag të zgjedhjeve lokale, qeveria në detyrë e Kurtit ia ka lëshuar katër milionë euro komunës së Podujevës për të rregulluar shtratin e lumit Llap.

Gjatë gjithë mandatit të Qeverisë Kurti komunat janë ankuar për mungesë fondesh nga qeveria për zbatimin e projekteve të tyre./Express/