Ousmane Dembele e fitoi mbrëmë Topin e Artë, të parin në karrierë pas një sezoni fantastik të cilin e pati.
Ylli francez e fitoi Ligën e Kampionëve me Paris Saint-Germainin, ndërsa shijoi edhe trofe të tjerë, por mbi të gjitha bëri paraqitje brilante në sezonin paraprak.
E kjo iu shpërblye mbrëmë në galanë e mbajtur në Paris, ku ai ishte protagonisti i natës, shkruan “Gazeta Express”.
Ai mori urime dhe përgëzime të shumta, ndërsa prej të parëve që e uroi atë ishte ish-shoku i tij i skuadrës tek Barcelona, Lionel Messi, i cili e ka fituar plot tetë herë këtë çmim prestigjioz individual.
“Grande, Ous. Urime, jam mjaft i lumtur për ty. Ti e ke merituar këtë”, i komentoi Messi futbollistit të PSG-së në rrjetet sociale. /Gazeta Express