Policia e Kosovës, ka njoftuar për një rast të dhunës në familje dhe lëndimi të lehtë, që ka ndodhur në Fushë Kosovë.
Nga PK-ja është bërë e ditur se një person fillimisht ka rrahur gruan e tij, pastaj së bashku me një femër kanë sulmuar fizikisht edhe dy viktima të tjera, shkruan Gazeta Express.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit, janë dërguar në mbajtje.
‘‘LËNDIM I LEHTË & DHUNË NË FAMILJE
Fushë Kosovë / 19.09.2025 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari m/k nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën-bashkëshorten e tij, pastaj së bashku me të dyshuarin tjetër kanë sulmuar fizikisht edhe viktimat; një femër dhe shoqëruesin e saj mashkull kosovar, të cilët kishin ardhur për t’i ndihmuar viktimës së dhunës në familje. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësorë, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje’’, thuhet në raportin e Policisë. /GazetaExpress