Alaudini dhe Olta nxitin kuriozitetin – ende mbeten mister banorët e BBVK 4 - Gazeta Express
string(73) "alaudini-dhe-olta-nxitin-kuriozitetin-ende-mbeten-mister-banoret-e-bbvk-4"

TV/Film

Gazeta Express

18/09/2025 19:34

Alaudini dhe Olta nxitin kuriozitetin – ende mbeten mister banorët e BBVK 4

TV/Film

Gazeta Express

18/09/2025 19:34

Pregatitjet për edicionin e katërt të Big Brother Vip Kosova po ecin me intensitet, ndërsa publikun e mbajnë në ankth për të mësuar se cilët do të jenë banorët e rinj.

Moderatori u spektaklit, Alaudin Hamiti dhe producentja Olta Muhameti, vazhdojnë të shpërndajnë detaje të vogla që rrisin kureshtjen e fansave.

Së fundmi, një fotografi misterioze e publikuar nga ekipi i produksionit ka nxitur debat në rrjetet sociale.

Në imazh shihen siluetat e banorëve të rinj nën hije, duke lënë shikuesit të përpiqen të identifikojnë fytyrat dhe të imagjinojnë personazhet që do të jenë pjesë e garës këtë vit.

Pavarësisht pritjes së madhe dhe spekulimeve, ende nuk është konfirmuar një datë zyrtare për nisjen e BBVK 4, duke e bërë publikun të mbetet i pezulluar për çdo njoftim të ardhshëm.

Fansat mund të presin surpriza dhe dinamika të reja, ndërsa Big Brother Vip Kosova vazhdon të mbetet një nga reality show-t më të ndjekur dhe më të komentuar në vend. /GazetaExpress/