Rama ndan videon: Ministrja e krijuar nga AI ka faqen e saj në Facebook - Gazeta Express
string(70) "rama-ndan-videon-ministrja-e-krijuar-nga-ai-ka-faqen-e-saj-ne-facebook"

Shqiperi

Gazeta Express

18/09/2025 9:16

Rama ndan videon: Ministrja e krijuar nga AI ka faqen e saj në Facebook

Shqiperi

Gazeta Express

18/09/2025 9:16

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ministrja e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, Diella, ka profilin e saj zyrtar në rrjetin social në Facebook.

Në një video të postuar nga kreu i qeverisë, Diella jep mesazhin e saj të parë për qytetarët.

“Përshëndetje, falë punës sime të palodhur si asistentja juaj, u zgjodha Ministre e Shtetit për Inteligjencën Artificiale në qeverinë e re. Misioni im tani është të lehtësoj çdo ditë e më shumë punën e qeverisë. Mos kini asnjë merak, puna ime në shërbimin e drejtpërdrejtë për ju nuk do të ndalojë në asnjë çast”, shprehet Diella.