Mozzik ndalohet për shmangie doganore, dy orë luksoze në vlerë mbi 1.3 milionë euro i ndalohen - Gazeta Express
string(93) "mozzik-ndalohet-per-shmangie-doganore-dy-ore-luksoze-ne-vlere-mbi-1-3-milione-euro-i-ndalohen"

Yjet

Gazeta Express

17/09/2025 19:13

Mozzik ndalohet për shmangie doganore, dy orë luksoze në vlerë mbi 1.3 milionë euro i ndalohen

Yjet

Gazeta Express

17/09/2025 19:13

Reperi i njohur Gramoz Aliu, i njohur si Mozzik, është ndaluar dhe intervistuar nga Dogana e Kosovës nën dyshimet për shmangie të obligimeve doganore, pasi gjatë kontrollit në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” iu janë zbuluar dy orë luksoze të paplasuara.

Dogana ka njoftuar se gjatë kontrollit në Kanalin e Gjelbër, njësitet doganore zbuluan dy orë luksoze – një Richard Mille dhe një Rolex – të cilat nuk ishin deklaruar nga reperi. Vlera totale e këtyre orëve është 1.340.027,50 euro.

Për shkak të vlerës së madhe dhe shmangies doganore mbi 5 mijë euro, rasti u dërgua edhe në Prokurorinë Themelore në Prishtinë. Dogana ka urdhëruar ndalimin e përkohshëm të orëve dhe intervistimin e Mozzik, ndërsa procedura e mëtejshme do të përcaktohet nga Prokuroria.

Deklarata e reperit

Mozzik ka konfirmuar vetë intervistimin dhe ka publikuar një postim në Facebook:

“Sapo dhashë deklaratë, në prezencë të avokatit tim Arianit Koci, lidhur me çështjen e mbrëmjes së kaluar për orën e dorës Richard Mille në Aeroportin e Prishtinës.”

Sipas Doganës, Mozzik u intervistua më 17 shtator 2025 dhe më pas u lirua në procedurë të rregullt, ndërsa dy orët mbeten të ndaluara deri në vendimin përfundimtar të Prokurorisë. /GazetaExpress/