Policia u kërkoi të ndalen, tre të dyshuarit me veturë i ikin policisë e më pas e braktisin veturën dhe largohen - Gazeta Express
string(111) "policia-u-kerkoi-te-ndalen-tre-te-dyshuarit-me-veture-i-ikin-policise-e-me-pas-e-braktisin-veturen-dhe-largohen"

Lajme

Gazeta Express

17/09/2025 10:21

Policia u kërkoi të ndalen, tre të dyshuarit me veturë i ikin policisë e më pas e braktisin veturën dhe largohen

Lajme

Gazeta Express

17/09/2025 10:21

Policia e rajonit të Ferizajt ka njoftuar se në orët e para të së mërkurës e kanë sinjalizuar një veturë të ndalet, mirëpo nuk është ndalur.

Policia e ka ndjekur veturën deri në një zonë malore, ku tre persona e kanë braktisur veturën dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.

Në veturë janë sekuestruar 1 armë zjarri me 5 fishekë dhe sasi e vogël e marihuanës.

Policia po punon në identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar.

Njoftimi i plotë:

Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës – Shtime

Më datë 17.09.2025, rreth orës 01:20, gjatë një pikë-kontrolli në rrugën “Komandant Kumanova” në Shtime, një patrullë policore ka vërejtur një automjet të tipit Golf, ngjyrë e zezë, me targa vendore. Pas sinjalizimit të policisë për t’u ndalur, shoferi nuk është ndalur, por ka vazhduar me shpejtësi, duke detyruar patrullën policore të fillojë ndjekjen deri në fshatin Mullopoc të Shtimes.

Në një zonë malore, tre persona, që dyshoheshin që ndodheshin në veturë e kanë braktisur atë dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Gjatë kontrollit të veturës, policia ka gjetur dhe sekuestruar: një armë zjarri (pistoletë) me 5 fishekë dhe një sasi të vogël substance të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e stacionit policor, të cilët kanë tërhequr automjetin dhe kanë bërë konfiskimin e armës dhe substancës së dyshuar narkotike.

Rasti është duke u hetuar, ndërsa policia po punon në identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar.