Dosja “Partizani” në GJKKO, avokatët e Jamarbër Malltezit kërkojnë pavlefshmëri të akteve - Gazeta Express
string(86) "dosja-partizani-ne-gjkko-avokatet-e-jamarber-malltezit-kerkojne-pavlefshmeri-te-akteve"

Shqiperi

Gazeta Express

15/09/2025 12:59

Dosja “Partizani” në GJKKO, avokatët e Jamarbër Malltezit kërkojnë pavlefshmëri të akteve

Shqiperi

Gazeta Express

15/09/2025 12:59

Ka nisur sot në Gjykatën e Posaçme seanca për dosjen “Partizani”, ndaj Sali Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi.

Berisha nuk u paraqit sot në seancë ndërsa u shpreh më herët se vendimi për të qenë ose jo në seanca, do të varet nga ajo që do t’i propozojnë avokatët e tij.

Malltezi mori pjesë në seancën ndaj tij, ku përmes avokatëve kërkoi pavlefshmëri absolute të akteve, duke theksuar se akuzat ndaj tij janë pa bazë ligjore.

“Kërkojmë pavlefshmëri absolute të akteve, akuza e Malltezit pa asnjë bazë ligjore. Malltezi akuzohet për 2 vepra penale: korrupsioni pasiv, nuk ka lidhje fare me të, Malltezi nuk ka patur kurrë funksion të tillë. Akuza e dytë e pastrimit të produkteve të veprës penale, që gjithashtu nuk ka të bëjë fare.

Kërkojmë gjithashtu pavlefshmëri të vendimeve gjyqësore të marra gjatë hetimeve paraprake, të marra nga një person që nuk ka as titullin magjistratë”, kanë deklaruar avokatët e tij.