Të premten e 12 shtatorit, një ditë pasi u shpall kabineti i ri qeveritar, presidenti Bajram Begaj mandatoi kryeministrin Edi Rama për formimin e qeverisë së re. Burime nga kryeministria për gazetaren Raziela Myslimaj bëjnë me dije se të premten, gjatë vizitës në presidencë, Rama dorëzoi edhe emrat e ministrave.
Pritet që presidenti të shpallë një dekret emër për emër për secilin ministër. Sa i përket ministres së Inteligjencës Artificiale, burimet thonë se emri i Diellës është vetëm në dekretin e Ramës, që përveçse u emërua kryeministër, iu dha edhe përgjegjësia për “ngritjen dhe funksionimin e ministres virtuale”.
Nuk dihet ende nëse do të ketë një dekret tjetër vetëm me emrin e Diellës apo do të jetë pjesë në dekretin e Ramës.
QEVERIA RAMA 4
Belinda Balluku – Zv/Kryeministre dhe ministre e Energjisë e Infrastrukturës (Rikonfirmohet në detyrë)
Albana Koçiu – Ministria e Punëve të Brendshme (Ishte në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, zëvendëson Ervin Hoxhën)
Elisa Spiropali -Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (Vjen nga drejtimi i Kuvendit dhe zëvendëson Igli Hasanin)
Petrit Malaj – Ministria e Financave (Rikonfirmohet në detyrë)
Blendi Gonxhja – Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sportit (Vjen nga MEKI dhe pason Mirela Kumbaron që drejtonte Turizmin)
Sofjan Jaupaj – Ministria e Mjedisit (Mbante detyrën e zv/ministrit të Mjedisit)
Mirela Kumbaro – Ministria e Arsimit (Vjen nga drejtimi i Ministrisë së Turizmit)
Evis Sala – Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (Vjen nga Italia)
Delina Ibrahimaj – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit (Vjen nga Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit)
Diella – Anëtarja e parë jo fizikisht e pranishme e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, në proceset qeverisëse, një mandat për të ndikuar ritmin e proceseve të qeverisjes. Diella, shërbyesja e prokurimeve publike.
Besfort Lamallari – Ministria e Drejtësisë (Pason Ulsi Manjën. Ky i fundit do të drejtojë komisionin parlamentar të Ligjeve)
Pirro Vengu – Ministria e Mbrojtjes (Rikonfirmohet në detyrë)
Andis Salla – Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (Kryebashkiaku aktual i Cërrikut)
Ervin Demo – Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor (Pason Arbjan Maznikun)
Majlinda Dhuka – Ministre e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë (Rikonfirmohet në detyrë)
Adea Pirdeni – Ministre e Shtetit për antikorrupsionin (Rikonfirmohet në detyrë)
Toni Gogu – Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin (Zëvendëson Taulant Ballën)