Naim Jakaj nga Instituti Kosovar për Demokraci në një reagim pas nisjes së dëshmisë së ish-Nënsekretarit të Shtetit, James Rubin, si i ftuar i mbrojtjes së Hashim Thaçit dhe të tjerëve – tha se sot mbrohet e vërteta nga vetë krahu i djathtë i Madeleine Albright.
Jakaj për rolin e Rubin gjatë kohës së luftës tha se “me fat kemi qenë”.
Postimi i plotë:
Sa me fat kemi qenë…
Për ndihmën që morëm gjatë luftës, në Konferencën e Rambujesë, dhe në periudhën e vështirë pas çlirimit, deri te shpallja e pavarësisë. Në çdo moment kyç, James Rubin ka qenë aty – krahu i djathtë i Madeleine Albright, zëri ynë në botë, dhe mbështetës i palëkundur i drejtësisë për Kosovën.
Sot, ai është në Hagë, në anën e atyre që i kishte pranë gjatë luftës së vitit 1999, duke e ngritur zërin për të mbrojtur të vërtetën dhe për të ndihmuar në ruajtjen e dinjitetit të UÇK-së.