James Rubin po vijon dëshminë e tij në Hagë.
Ai ka thënë se në tetor të 1998-tës, ata ishin të përqendruar tek informacioni lidhur me forcat serbe, por ka thënë që gjithashtu ishin të interesuar për zhvillimet e reja.
“Në atë kohë në 1998, në tetor, ne ishim të përqendruar tek informacioni lidhur me forcat serbe, por ishim të interesuar gjithashtu edhe për zhvillimet e reja. Zhvillime të cilat quheshin dalja më tepër në pah të UÇK-së, zhvillime të cilat nuk i kuptonim mirë por kishte zëra dhe ne ishim të interesuar të merrnim më shumë informacione. Informacione të cilat në i merrnim nga forcat inteligjente, ose nga burimet diplomatike në teren që mbase kishin kontakte me shqiptarët e Kosovës që mund të jepnin informacione të caktuara”, ka thënë Rubin.
Ai ka thënë se Marrëveshja e Tetorit kishte të bënte me forcat serbe, ndërsa lufta po zhvilloj pasi që siç tha ai UÇK-ja ka marrë në dorë fatin e njerëzve të vet duke mos lejuar më masakrimin e tyre.
“UÇK-ja u përgjigj, Serbia u kundërpërgjigj dhe për këtë arsye masakra vazhdoi. Ne kishim burime të shumta në teren për informacione”, ka shtuar Rubin.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...