Ismet Munishi merr kryesimin e Superligës, paralajmëron rivalët me ‘luanët’ e tij - Gazeta Express
string(78) "ismet-munishi-merr-kryesimin-e-superliges-paralajmeron-rivalet-me-luanet-e-tij"

Sport

Gazeta Express

14/09/2025 21:04

Ismet Munishi merr kryesimin e Superligës, paralajmëron rivalët me ‘luanët’ e tij

Sport

Gazeta Express

14/09/2025 21:04

Pas fitores ndaj Ferizajt me shifrat prej 2-0, Dukagjini tashmë është lideri i ri i Superligës.

Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi ka nëntë pikë nga katër xhirot e para, dhe kështu është e para në renditjen e elitës së futbollit kosovar.

Menjëherë pas ndeshjes, trajneri Munishi ka reaguar me një postim në rrjetin social “Facebook”, ku është shprehur krenar me futbollistët e tij, të cilët i quan ‘luanë’.  

“Ju lumt Luana! Kjo sot ishte ndeshja ma e mirë prej se unë e udhëheqi KF Dukagjini (Klinë) .

Karakter , forcë , diciplinë. Nuk keni parë gjë akoma , lufta sapo ka filluar !”, shkruajti ai.

Dukagjini ka tri fitore deri më tani këtë edicion, në katër xhiro./GazetaExpress/