Berisha: Në krye të Kuvendit, një njeri me 5 dosje korrupsioni - Gazeta Express
string(60) "berisha-ne-krye-te-kuvendit-nje-njeri-me-5-dosje-korrupsioni"

Shqiperi

Gazeta Express

12/09/2025 19:30

Berisha: Në krye të Kuvendit, një njeri me 5 dosje korrupsioni

Shqiperi

Gazeta Express

12/09/2025 19:30

Akuza të rënda lëshoi Sali Berisha në drejtim të Niko Peleshit, teksa ky i fundit u zgjodh këtë të premte, 12 shtator, kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Në një prononcim për gazetarët, Berisha tha se në krye të Kuvendit u zgjodh një njeri me 5 dosje korrupsioni.

“Sot parlamenti i karteleve operoi në shkelmim të plotë të parimeve kushtetuese dhe Kushtetutës së këtij institucioni. Sot në parlament më të përfaqësuarit e shqiptarëve janë kartelet e drogës më të fuqishmet në Europë, të lidhura me organizata terroriste, kartelet e Amerikës Jugore. Sot në drejtim të parlamentit u zgjodh një njeri me 5 dosje korrupsioni. Niko Peleshi është historia e korrupsionit, është njeriu që ka firmosur akte madhore korruptive për djegësat, qoftë për prodhimin e energjisë në djegësin e Elbasanit dhe djegësin e Elbasanit, akte të cilat e bëjnë atë përgjegjës automatik për dëme kolosale që u ka bërë shqiptarëve”, tha kreu i Partisë Demokratike.

Ai e cilësoi Peleshin një ‘qenie amorfe’, e tha se e mori kreun e parlamentit vetëm se ka vjedhur së bashku me Edi Ramën.

“Niko Peleshi është i akuzuar për prona në Kolonjë dhe në zona të tjera, kur ka qenë ministër Bujqësie. Peleshi, të themi të vërtetën, është nga pikëpamja, të themi e konstitucionit, në rrafshin konstitucionalist, jo të Kushtetutës, por të fizikut, ai është një qenie amorfe. Pra, ky njeri në vend që të shkojë atje ku ka vendin, ky merr kreun e parlamentit vetëm e vetëm se ka vjedhur së bashku me Edi Ramën. … Tani jemi për betejë, nuk kemi nevojë për tolerancën e tyre fare. Asnjë nevojë për tolerancën e tyre, ata nuk përfaqësojnë vullnetin e popullit shqiptar. Ata përfaqësojnë vullnetin e krimit shqiptar, ata përfaqësojnë vullnetin e krimit shqiptar. Përfaqësojnë kartelet e drogës, organizatat kriminale, përfaqësojnë miliardat e vjedhura të qytetarëve shqiptarë”, shtoi Berisha.

Kujtojmë se këtë të premte u mbajt seanca konstituive e Kuvendit të ri, të dalë nga zgjedhjet e 11 majit 2025. Në të njëjtën seancë u votua edhe kandidatura e kryetarit të ri të Kuvendit. Niko Peleshi mori 84 vota pro dhe 3 kundër. Partia Demokratike zgjodhi ta bojkotojë procesin e në vend të fletës së votimit, në kuti futi posterat, në të cilat ndodheshin figurat e socialistëve me akuza për korrupsion.