Sot nisi fushata zyrtarisht, Imri Ahmeti: Rrugëtojmë për fitore - Gazeta Express
string(61) "sot-nisi-fushata-zyrtarisht-imri-ahmeti-rrugetojme-per-fitore"

Lajme

Gazeta Express

13/09/2025 9:28

Sot nisi fushata zyrtarisht, Imri Ahmeti: Rrugëtojmë për fitore

Lajme

Gazeta Express

13/09/2025 9:28

Kandidati i LDK-së për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti, tha se po e nis rrugëtimin për fushatën e zgjedhjeve lokale me ide të qarta dhe program ambicioz, sepse “Lipjani çdo ditë po shndërrohet në një qytet modern”.

Sot kur nis fushata zgjedhore zyrtarisht, Ahmeti tha se po nisen rrugës për fitore.

“Së bashku kemi dëshmuar se kur punohet me zemër, Lipjani ecën përpara. Edhe këtë herë do të tregojmë se Lipjani është shembull i qytetarisë, i punës dhe i vlerave. Fushata jonë do të jetë e hapur, pozitive dhe mbi të gjitha e përqendruar tek qytetari, sepse Lipjani është shtëpia jonë e përbashkët. Përtej fjalëve – me punë për Lipjanin!”.