Bllokada e re politike në Kosovë lajm në televizionin e Polonisë: Qe 6 muaj deputetët s'kanë mundur të gjejnë zgjidhje - Gazeta Express
string(115) "bllokada-e-repolitike-ne-kosove-lajm-ne-televizionin-e-polonise-qe-6-muaj-deputetet-skane-mundur-te-gjejne-zgjidhje"

Lajme

Gazeta Express

07/09/2025 23:53

Bllokada e re politike në Kosovë lajm në televizionin e Polonisë: Qe 6 muaj deputetët s’kanë mundur të gjejnë zgjidhje

Lajme

Gazeta Express

07/09/2025 23:53

Më 9 shkurt Kosova mbajti zgjedhjet parlamentare, gati shtatë muaj që nga atëherë vendi nuk ka arritur t’i formojë institucionet në tërësi.

Fillimisht certifikimi i rezultateve e më pas Kuvendi nisi punën – por gjashtë muaj pas nuk ka zgjidhje.

Ka mbetur votimi i nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb, si dhe votimi i Qeverisë.

Televizioni polak “TVP World”, ka raportuar për këtë situatë politike në Kosovë.

Ky medium rapoton se Gjykata Kushtetuese ka vedosur një masë që deri më 30 shtator mos të ndërmerr Kuvendi veprime.

“Gjykata Kushtetuese e Kosovës i ka ndaluar parlamentit të miratojë legjislacion ose të formojë një qeveri deri më 30 shtator, pas një kundërshtimi nga partia Lista Serbe e mbështetur nga Beogradi. Vendimi vjen pas dështimit të Kuvendit për të zgjedhur një zëvendëskryetar serb, një kërkesë sipas kushtetutës për të siguruar përfaqësimin e pakicave. Ligjvënësit e zgjedhur në shkurt tashmë nuk kanë qenë në gjendje të miratojnë rezoluta për më shumë se gjashtë muaj, pavarësisht se dhoma u inaugurua më 30 gusht me një kryetar të ri”, raporton ky medium. /Gazeta Express