Rama nis fushatën për pastrimin e “varrezave” të makinave: Shqipëria e vetmja në Evropë që i ka të ligjëruara pa ligj - Gazeta Express
string(114) "rama-nis-fushaten-per-pastrimin-e-varrezave-te-makinave-shqiperia-e-vetmja-ne-evrope-qe-i-ka-te-ligjeruara-pa-ligj"

Shqiperi

Gazeta Express

28/08/2025 12:11

Rama nis fushatën për pastrimin e “varrezave” të makinave: Shqipëria e vetmja në Evropë që i ka të ligjëruara pa ligj

Shqiperi

Gazeta Express

28/08/2025 12:11

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi masa të reja edhe për “varrezat” e makinave, duke theksuar se Shqipëria është i vetmi vend në Evropë ku këto janë të ligjëruara pa një legjislacion të qartë, por vetëm me “vullnetin e Maliqit”. Ai e përshkroi situatën si primitive, veçanërisht përsa i përket ndarjes në burim të mbetjeve, dhe nënvizoi se sfidë mbetet përafrimi i ligjit të ri me direktivat e Bashkimit Europian.

Kjo është një sfidë e madhe, pasi ligji i ri ka si qëllim të përafrojë 100% legjislacionin shqiptar me direktivat e BE-së. Ndërsa në fushën e pastrimit dhe trajtimit të mbetjeve kemi bërë përparime të dukshme, në aspektin e ndarjes në burim dhe përgjegjësisë së zgjeruar të prodhuesve – që përfshin letra, qelq, automjete – gjendja mbetet shumë primitive.

Jemi besoj i vetmi vend në Evropë ku varrezat e makinave janë të ligjëruara pa ligj, vetëm me ‘vullnetin e Maliqit’ në terren, si një fakt i kryer. Ky është një proces që sapo ka nisur dhe do të vazhdojë me largimin e këtyre varrezave. Gjithashtu, Shqipëria nuk ka ende detyrime ligjore për prodhuesit, shpërndarësit dhe importuesit lidhur me trajtimin e materialeve si ambalazhet, pajisjet elektrike apo automjetet pasi ato përfundojnë përdorimin e tyre. Për këtë, kemi përgatitur një ligj që pritet të miratohet në Kuvend brenda këtij viti,” tha Rama.