Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër, Rama: Lehtëson trafikun e mjeteve drejt Tiranës - Gazeta Express
string(110) "vijon-puna-per-ndertimin-e-ures-se-re-te-bahcallekut-ne-shkoder-rama-lehteson-trafikun-e-mjeteve-drejt-tiranes"

Shqiperi

Gazeta Express

28/08/2025 9:00

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër, Rama: Lehtëson trafikun e mjeteve drejt Tiranës

Shqiperi

Gazeta Express

28/08/2025 9:00

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës.

Kjo urë mundëson komunikimin e qytetit me pjesën tjetër vendit, duke shërbyer si arterie e qenësishme komunikimi të një prej qendrave më të rëndësishme historike, ekonomike dhe kulturore.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga puna për ndërtimin e kësaj ure brenda parametrave të duhur.

“Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në hyrje të Shkodrës, një vepër e rëndësishme që do të lehtësojë trafikun për mjetet që do të lëvizin në drejtim të Tiranës, ndërkohë që edhe ura e vjetër do të vijojë të funksionojë dhe do të shërbejë për mjetet që lëvizin në drejtim të Shkodrës”, shkruan Rama.