Arrestimi i inspektorëve, IMT: Distancohemi, u shkarkuan nga detyra - Gazeta Express
string(64) "arrestimi-i-inspektoreve-imt-distancohemi-u-shkarkuan-nga-detyra"

Shqiperi

Gazeta Express

28/08/2025 8:00

Arrestimi i inspektorëve, IMT: Distancohemi, u shkarkuan nga detyra

Shqiperi

Gazeta Express

28/08/2025 8:00

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar në bashkëpunim me Policinë e Shtetit po zhvillojnë një operacion për ndalimin e disa inspektorëve të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit Tiranë.

Në medie njoftohet se janë katër inspektorë të ndaluar. Ata dyshohet se kanë shkelur ligjin, duke marrë para nga një subjekt për të mos hequr tendat dhe strukturat metalike të lokalit.

Vetë Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit të bashkisë Tiranë reagoi lidhur me inspektorët e ndaluar, duke i shkarkuar nga puna.

Në një postim në rrjetet sociale, IMT Tiranë theksoi se e dënon me vendosmëri këtë rast si dhe i ka shkarkuar nga detyra këta punonjës.

“Marrë shkas nga ngjarja e ndodhur ditën e sotme, ku katër punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit kanë shkelur rëndë ligjin, bëjmë me dije opinionin publik se institucioni ynë e dënon me vendosmëri këtë rast. Sjellje të tilla janë të papranueshme dhe IMT distancohet plotësisht nga këto veprime individuale. Ndaj personave të përfshirë janë marrë menjëherë të gjitha masat e nevojshme administrative, duke i shkarkuar nga detyra”, theksoi IMT.

IMT inkurajon organet ligjzbatuese për bashkëpunim të plotë dhe ndëshkimin e rastit sipas ligjit, si edhe inkurajon çdo qytetar të denoncojë raste të ngjashme, në mëny