Në një dasmë të zhvilluar në Tetovë, Maqedoni e Veriut, është kënduar kënga e njohur patriotike “Lulja e Kosharës” nga kengetari Ilir Shaqirit – por një ndryshim në tekst ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut.
Kënga, e interpretuar nga disa djem gjatë dasmës, nuk përmbante vargun origjinal “Gjaku i Skënderbeut”, por në vend të tij u dëgjua “Gjaku i këtij dheu”.
Ky ndryshim ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale. Disa komentues shprehën shqetësim për “fshirjen” e figurës së Skënderbeut nga kënga:
“Thrret Adem Jashari, gjaku i SKËNDERBEUT… Shpresoj të jetë gabim, jo me qëllim!”, është shprehur TikTokeri i njohur Roki Alb.
Ndërsa të tjerë e kanë përkrahur versionin e ri, duke u pajtuar me heqjen e figurës së madhe të Skënderbeut nga teksti.
Kënga “Lulja e Kosharës” është një nga himnet e njohura të luftës së Kosovës, e dedikuar Mujdin Aliut – një luftëtar shqiptar nga Tetova, i cili ra dëshmor në betejën e lavdishme të Kosharës në moshën 25-vjeçare. Ai mban titullin Hero i Kosovës.
Ndryshimi i tekstit ishte i qëllimshëm – dhe kjo ka mjaftuar që rrjetet të ndahen mes përkrahësve dhe kritikëve të kësaj ndërhyrjeje.