Ndryshe nga katër sezonet e para të zhvilluara në kryeqytetin francez, Emily do të nisë aventurën e saj në…
Netflix ka njoftuar datën e publikimit për sezonin e pestë të serialit të njohur “Emily in Paris”, i cili do të nisë transmetimin më 18 dhjetor 2025.
Seriali, që është bërë një fenomen global falë modës, humorit dhe dramës, këtë herë sjell një kthesë të re në rrëfim.
Ndryshe nga katër sezonet e para të zhvilluara në kryeqytetin francez, Emily do të nisë aventurën e saj në Itali.
Pas hapjes së zyrës së re të agjencisë “Grateau” në Romë, protagonistja do të përballet me sfida të reja profesionale dhe personale në qytetin e përjetshëm.
Magjia e sezonit të ri nuk kufizohet vetëm në Romë. Një pjesë e xhirimeve është realizuar edhe në Venecia, duke sjellë në ekran atmosferën romantike dhe të rafinuar të qytetit të lagunave, që pritet t’i japë një dimension të ri historisë.
Sezoni i pestë pritet të përbëhet nga 10 episode, por ende nuk është bërë e ditur nëse ato do të publikohen njëherësh apo do të ndahen në pjesë, ashtu si ndodhi me sezonin e kaluar.
Me ngjyrat, elegancën dhe intriga të reja, “Emily in Paris” pritet të vazhdojë të mbetet një ndër serialet më të ndjekur të Netflix.