Elbasan/ Doli të kërkonte qenin, gjendet i pajetë në kanion trupi i 56-vjeçarit - Gazeta Express
string(77) "elbasan-doli-te-kerkonte-qenin-gjendet-i-pajete-ne-kanion-trupi-i-56-vjecarit"

Shqiperi

Gazeta Express

15/08/2025 8:58

Elbasan/ Doli të kërkonte qenin, gjendet i pajetë në kanion trupi i 56-vjeçarit

Shqiperi

Gazeta Express

15/08/2025 8:58

Gjendet pas shumë orësh kërkimesh nga ekipet e shpëtimit, familjarët dhe Policia me forcat speciale, 56-vjeçari që ishte denoncuar i humbur në Gjinar.

Trupi i pajetë i Pëllumb Toçit u gjet orët e vona të mbrëmjes (14 gusht), në kanionin ku dyshohej se kishte rënë, pasi doli për të kërkuar qenin e tij.

Policia bëri me dije se po kryhen hetime intensive për zbardhjen e dinamikës dhe shkaqeve të ngjarjes, teksa do pritet edhe ekspertiza mjeko-ligjore për shkakun e vdekjes.

Familjarët apeluan orët e pasdites për ndihmë në Policinë e Elbasanit dhe një grup i gjerë kërkim-shpëtimi, deri edhe me alpinistë, nisi kërkimet në terren për gjetjen.