Presidenti i FCSB nuk ndalet, e komenton kundërshtarin e radhës: Janë më të mirë se Drita - Gazeta Express
string(87) "presidenti-i-fcsb-nuk-ndalet-e-komenton-kundershtarin-e-radhes-jane-me-te-mire-se-drita"

Futboll

Gazeta Express

15/08/2025 9:02

Presidenti i FCSB nuk ndalet, e komenton kundërshtarin e radhës: Janë më të mirë se Drita

Futboll

Gazeta Express

15/08/2025 9:02

FCSB ka siguruar kalimin në fazën “play-off” të Ligës së Europës, pasi eliminoi kampionen e Kosovës, Dritën, me rezultat të përgjithshëm 6:3.

Pas fitores 3:1 në Prishtinë dhe triumfit të ngushtë 3:2 në ndeshjen e parë në Bukuresht, presidenti i klubit rumun, Gigi Becali, ka komentuar ecurinë e skuadrës së tij dhe nivelin e kundërshtarit.

Në një deklaratë për mediat rumune, Becali foli për kundërshtarin e ardhshëm tyre, ekipin skocez, Aberdeen, duke thënë se është pak më i mirë se Drita.

“Ata janë pak më të mirë se kaq, se Drita. Nuk janë të jashtëzakonshëm, por janë më të mirë se Drita. Kështu thanë, nuk e kuptoj”, tha ai.

Kualifikimi ndaj Dritës shënon një hap të rëndësishëm për ekipin rumun, i cili tashmë do të kërkojë të sigurojë pjesëmarrjen në fazën e grupeve të garës prestigjioze.