Netanyahu: Irani zotëron ende 400 kg uranium të pasuruar - Gazeta Express
string(55) "netanyahu-irani-zoteron-ende-400-kg-uranium-te-pasuruar"

Lajme

Gazeta Express

13/08/2025 12:32

Netanyahu: Irani zotëron ende 400 kg uranium të pasuruar

Lajme

Gazeta Express

13/08/2025 12:32

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shprehu bindjen e tij se Irani , pavarësisht bombardimeve të shumta izraelite dhe amerikane mbi objektet e tij bërthamore, ende zotëron 400 kilogramë uranium të pasuruar 60%.

“Ata kanë ende 400 kilogramë”, vlerësoi ai, duke folur për rrjetin televiziv izraelit i24news.

Netanyahu pretendoi se programi bërthamor iranian u pengua “me vite” për shkak të luftës që ai urdhëroi.

“Ata aktualisht nuk janë në gjendje të ecin përpara me planet që dëshironin”, shtoi ai.

Në fakt, në një video të publikuar të martën ( 8 gusht), Netanyahu iu drejtua qytetarëve iranianë me rastin e problemit të mungesës së ujit dhe ndërprerjeve të energjisë elektrike në vendin e tyre.

“Në këtë vapë të padurueshme vere, nuk keni as ujë të ftohtë të pastër për t’u dhënë fëmijëve tuaj”, komentoi kryeministri izraelit.

«Por ja lajmi i mirë: nëse vendi juaj fiton lirinë, specialistët më të mirë izraelitë do të vijnë në çdo qytet të Iranit, me teknologji dhe njohuri të përparuara», tha kryeministri izraelit.

Ai u bëri thirrje iranianëve të “marrin rreziqe për paqen”, të “dalin në rrugë” dhe të “ndërtojnë një të ardhme më të mirë për familjet e tyre dhe për të gjithë iranianët”.