Numër i madh i malishevasve sonte u bënë bashkë në qendrën e këtij qyteti.
Kjo për të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të nënkalimit dhe parkingut nëntokësor, projekt ky që është projekt komunal dhe që ka vlerën rreth 8 milionë euro.
Ky projekt ka marrë kohë tri vjet deri të finalizohet, teksa në këtë ngjarje po merr pjesë edhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj.
Për këtë projekt që u përurua sonte nuk pati prerje të shiritit por ceremonia u hap me një ecje që filloi në vendin ku nis nënkalimi dhe vazhdoi në tërë nënkalimin.
Malishevasit thanë se kanë pasur nevojë për një projekt të tillë, e sidomos për sezonin e verës për shkak të numrit të madh të mërgimtarëve.