Kapet trafikanti shqiptar i Spanjës - Gazeta Express
string(35) "kapet-trafikanti-shqiptar-i-spanjes"

Shqiperi

Gazeta Express

08/08/2025 18:30

Kapet trafikanti shqiptar i Spanjës

Shqiperi

Gazeta Express

08/08/2025 18:30

Është arrestuar në Spanjë për llogari të drejtësisë shqiptare, Juxhin Drazhi.

Bëhet me dije se si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë të Interpol Tiranës me Interpol Madridin dhe policinë spanjolle, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u krye arrestimi në Spanjë, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar J. D., 34 vjeç

.Juxhin Drazhi, i konsideruar si anëtar i grupit kriminal të Elvis Doçit, i njohur edhe si Visi i Pojës është kapur nga Garda Civile e Malagas në një vilë luksoze në Almuñécar (Granada).