Incident pas “Mitrovica Jazz Days”, Elshani: Njëri person lirohet me gjobë, tjetri ndalohet për kanosje - Gazeta Express
string(98) "incident-pas-mitrovica-jazz-days-elshani-njeri-person-lirohet-me-gjobe-tjetri-ndalohet-per-kanosje"

Lajme

Gazeta Express

08/08/2025 20:06

Incident pas “Mitrovica Jazz Days”, Elshani: Njëri person lirohet me gjobë, tjetri ndalohet për kanosje

Lajme

Gazeta Express

08/08/2025 20:06

Dy persona janë arrestuar në Mitrovicë të Veriut për prishje të rendit dhe qetësisë publike, pas përfundimit të “Mitrovica Jazz Days”.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Prishtinës, Veton Elshani.

Ai tha se pas konsultimit me prokurorin, njërit nga të arrestuarit i është shqiptuar gjobë për kundërvajtje sulm verbal dhe është liruar, ndërsa tjetrit pas intervistimit dhe shikimit të incizimeve është ndaluar 48 orë për kanosje.