Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur ne vendin e quajtur “pushimi shoferit” në autostraden Lushnjë-Fier.
Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale por është bllokuar qarkullimi rrugor duke shkaktuar rradhë të gjata automjetesh në autostradë.
Policia e qarkullimit rrugor me forca shtesë ka devijuar kalimin e mjeteve nga autostrada drejt fshatrave Kemishtaj dhe Krutje perkohesisht deri ne normalizimin e trafikut.