E fuqishmja e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali njihet për retorikën e ashpër ndaj çdo segmenti shoqëror dhe institucional sa herë nuk janë në linjë me partinë në pushtet.
Të njëjtën e bëri sot edhe ndaj Gjykatës Kushtetuese që lëshoi aktgjykim ku u konstatua shkelja kushtetuese nga kryesuesi i seancës Avni Dehari.
Nuk mjaftonte vetëm sulmi ndaj Gjykatës si terësi, ajo veç e veç, me emër e mbiemër – përmendi gjyqtarët e Kushtetutës, të cilët i konsideroi si “të kapur”.
Sipas saj “Gjykata Kushtetuese po i shërben PDK-së, sot – dhe në vitin 2014”.
Por, ky qëndrim i fortë nga kjo figurë e Vetëvendosjes nuk mbijetoi shumë – pasi ajo nuk është më në Facebook, rrjedhimisht as qëndrimi i shprehur aty. /Gazeta Express
Kurti e nxjerr “snajperken”, Dejona Mihali i sulmon një nga një gjyqtarët e Kushtetueses pasi ranë poshtë interpretimet e VV