Ishte dënuar me tri vite burgim, arrestohet 38 vjeçari në Drenas - Gazeta Express
string(63) "ishte-denuar-me-tri-vite-burgim-arrestohet-38-vjecari-ne-drenas"

Lajme

Gazeta Express

07/08/2025 11:57

Ishte dënuar me tri vite burgim, arrestohet 38 vjeçari në Drenas

Lajme

Gazeta Express

07/08/2025 11:57

Është arrestuar një person në kërkim i dënuar për “Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të grabitjes”.

Ai ishte dënuar me tri vite burgim.

38-vjeçari me inicialet M.M. është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon ndërmarrjen e  veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si  autor të veprave penale. Në kontekstin e kësaj, pas ndërmarrjes së në një operacioni të befasishëm, policia e stacionit policor në  Drenas e përkrahur edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë,  arriti të arrestoj personin e kërkuar; – M. M, mashkull, 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me tri vite burgim për veprën penale “Dhënia e ndihmës në kryerjen e veprës penale të Grabitjes”. I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit.”