Reperi i njohur, Don Xhoni, ka reaguar së fundmi në profilin e tij në “Instagram” me një frazë të shkurtër, por domethënëse
“Na ishte se ç’na ishte…”, duke ndezur spekulime për një përgjigje ndaj ish-banorit të “Big Brother VIP 4”, Joz Marku.
Ky i fundit, në një intervistë për emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, duke folur për ish-partneren e tij, Loredana Brati, u shpreh se ajo ‘po shoqërohet me njerëz të padëshirueshëm, bën gjeste aspak të hijshme’.
Këtë deklaratë shumë ndjekës e interpretuan si një mesazh i koduar ndaj Don Xhonit, në kuadër të aludimeve për një lidhje mes këtij të fundit dhe Loredanës.
“Le të bëjnë çfarë të duan fundja. Secili ka jetën e vet thjesht janë disa gjëra që më duken shumë të vogla. Ata mendojnë sikur çfarë po bëjnë, por ne i lëmë të bëjnë çfarë të duan”, u shpreh Jozi në intervistën në “Live From Tirana”.