Princi i Arabisë Saudite, Al-Waleed bin Khalid Al Saud, ka vdekur në moshën 36 vjeçare.
Ai njihet ndryshe edhe si “Princi i fjetur”.
Këtë nofkë ai e mori si pasojë e qëndrimit 20 vjeçar në koma, pas një aksidenti që e kishte pasur në Londër në vitin 2005.
Siç shkruajnë mediat ndërkombëtare, Al-Waleed pësoi një hemorragji në tru dhe gjakderdhje të brendshme kur ishte vetëm 15 vjeç.
Princi saudit po studionte në një kolegj ushtarak në Londër.
Pas aksidentit, ai u kthye në Arabinë Saudite dhe u shtrua në Qendrën Mjekësore Mbretërore “King Abdulaziz” në Riad, ku qëndroi në gjendje kome për 19 vjet, i mbajtur në jetë me aparate mjekësore.
Lajmi për vdekjen e tij, u bë i ditur nga babai, Princi Khaled bin Talal Al Saud, i cili në një postim në X shkroi:
“Me zemra që besojnë në vullnetin dhe caktimin e Allahut, me dhimbje dhe pikëllim të thellë, vajtojmë djalin tonë të dashur: Princin Al-Waleed bin Khaled bin Talal bin Abdulaziz Al Saud. Allahu e mëshiroftë”.
Ky nuk hoqi dorë kurrë nga shpresa se i biri do të zgjohej një ditë dhe refuzoi kategorikisht të ndërpriste aparaturat që e mbanin gjallë.