Steven Gerrard e ka zgjedhur njërin prej kundërshtarëve më të fortë me të cilin është përballur gjatë karrierës së tij.
Legjenda angleze mendon se Sergio Busquets ka qenë i jashtëzakonshëm dhe vështirë i arritshëm, shkruan “Gazeta Express”.
Ish-futbollisti i Liverpoolit thotë se veterani spanjoll nuk djersitej dhe se atij nuk mund t’i bëje presion.
“Duke luajtur kundër tij, në fund detyrohesh të ndalesh së bëri presion atij sepse është shumë frustruese.”
“Nuk mund t’i afrohesh, nuk mund t’ia marrësh topin, nuk mund t’i rrish afër.”
“Nëse del nga pozita e jote për t’i bërë presion, ai sillet përreth teje dhe nuk mund ta bësh këtë për 90 minuta sepse po e shpenzon energjinë kot dhe pa dobi.”
“Ai është një makth i vërtetë kur luan kundër tij. Ai nuk djersitet. Duket sikur është në marshin (shpejtësinë) e dytë.”
Sergio Busquets i mbushi dje 37 vjet. Një mjeshtër i vërtetë i mesfushës dhe njëri nga lojtarët më inteligjentë që kanë luajtur ndonjëherë në këtë sport.
Ekziston një thënie interesante për ish-futbollistin e Barcelonës, aktualisht pjesë e Inter Miamit.
“Pyete dikë se çfarë mendon për Busquetsin dhe do ta dish nëse e kupton vërtet futbollin.” /Gazeta Express