Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në intervistë për TV24 tha se VLEN kësaj radhe po sjellë standard të ri në zgjedhje me çka ka mundësuar dhe u ka dhënë hapësrië profesionistëve të dëshmuar që të dalin si kandidat e ne t’i ofrojmë mbështetje sipas Azirit, nuk është fare problem se kandidati cilës parti i përket e rëndësishme është të ketë kritere.
“Bëhen analiza jemi në fund si VLEN ne dalim me kandidatë tonë të përbashkët dhe listë të përbashkët. Prandaj, në këtë fazë na kanë ngelur vetëm dy komuna që ta mbyllim këtë proces. Në rend të parë janë kriteret profesionale dhe morale të kandidatëve tanë që do të garojnë për komunat tona. Ideja është që të dalim me kandidatë që ndryshojnë diçka reale në komunat shqiptare, sepse dihet që gjatë kohë komunat tona janë përballur me probleme dhe keqpërdorime të shumta. Për neve nuk është aspak e rëndësishme se kandidati i cilës parti është më besoni se kështu është dhe kështu jemi dakorduar. Mendi Qyra është kandidat mbi partiak në Strugë, ky është qëllimi jonë që në këto zgjedhje t’i kalojmë vijat partiake”, tha ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.
tag_katrorimaqedoni_2