E kishte goditur gjyqtarin e futbollit në Zvicër, ky është vendimi për prindin e futbollistit nga Kosova - Gazeta Express
string(103) "e-kishte-goditur-gjyqtarin-e-futbollit-ne-zvicer-ky-eshte-vendimi-per-prindin-e-futbollistit-nga-kosova"

Futboll

Gazeta Express

08/07/2025 9:54

E kishte goditur gjyqtarin e futbollit në Zvicër, ky është vendimi për prindin e futbollistit nga Kosova

Futboll

Gazeta Express

08/07/2025 9:54

Prindi i një futbollisti të ri nga Kosova ishte bërë viral në internet pasi e kishte goditur një refer të futbollit në Zvicër në muajin e kaluar.

Prindi ishte i mllefosur në gjyqtarin pas ndeshjes që ishte zhvilluar në Schoftland të Zvicrës në ndeshjen e kësaj skuadre ndaj Villmergen.

Sipas mediave zvicerane, më saktësisht “CHMedia”, incidenti kishte ndodhur pasi prindit në fjalë i kishte humbur durimi pas një fauli ndaj djalit të tij, përcjell “Gazeta Express”.

Reagime të ashpra kishin ardhur pas këtij gjesti të shëmtuar të babait të futbollistit të ri të Villmergen.

E tash, babai problematik është dënuar nga Shoqata e Futbollit në Aargau me tri vjet përjashtim nga të gjitha stadiumet në shtetin helvetik, më saktësisht deri më 3 korrik të vitit 2028.

Gjithashtu, klubi i djalit të tij, Villmergen është gjobitur me 3,500 franga zvicerane.

Natyrisht, këtu nuk merr fund për prindin e futbollistit pasi rasti mbetet një çështje gjyqësore dhe dënimi kishte të bënte vetëm me aspektin sportiv.

Ai akuzohet për hyrje të paautorizuar në fushë dhe për sulm fizik ndaj referit të futbollit. /Gazeta Express