Sa është temperatura ideale e kondicionerit në verë? - Gazeta Express
string(53) "sa-eshte-temperatura-ideale-e-kondicionerit-ne-vere-2"

Shqiperi

Gazeta Express

07/07/2025 21:14

Sa është temperatura ideale e kondicionerit në verë?

Shqiperi

Gazeta Express

07/07/2025 21:14

Në ditët e nxehta të verës, gjithmonë tentojmë që temperaturën e kondicionerit ta ulim sa më shumë të jetë e mundur.

Në fakt, e dini sa është temperatura ideale? Ka shumë teori për temperaturën ideale, por është lagështira e ajrit ajo që ka rëndësi.

Rregulli i artë i temperaturës së kondicionerit në shtëpi gjatë verës është që në ambientet e brendshme temperatura të jetë rreth 10 gradë më poshtë se temperatura e jashtme.

Pra, nëse temperatura jashtë është 35-36 gradë, temperatura në shtëpi duhet të jetë rreth 25-26 gradë. Nëse ju do ta ulni më tepër temperaturën, jo vetëm do të keni probleme me shëndetin, por do të sforconi kondicionerin dhe ai nuk do të ftohë siç duhet, pasi i duhet shumë punë të ftohur ajrin.