Kush janë tetë kandidatët për dy pozita të gjyqtarit në Deprtamentin Special të Gjykatës së Apelit? - Gazeta Express
string(98) "kush-jane-tete-kandidatet-per-dy-pozita-te-gjyqtarit-ne-deprtamentin-special-te-gjykates-se-apelit"

Lajme

Gazeta Express

25/06/2025 9:56

Kush janë tetë kandidatët për dy pozita të gjyqtarit në Deprtamentin Special të Gjykatës së Apelit?

Lajme

Gazeta Express

25/06/2025 9:56

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka bërë publike listën prej tetë kandidatëve për dy pozita për gjyqtarë në Gjykatën e Apelit pranë Departamentit Special të kësaj Gjykate.

Kandidatë janë: Arben Hoti, Avni Mehmeti, Fatime Dermaku, Lutfi Shala, Kujtim Krasniqi, Ngadhnjim Arrni, Valon Kurtaj dhe Violeta Namani–Hajra, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kujtojmë se Këshilli Gjyqësor, në mbledhjen e 343-të ka shpallur konkurs për pozitën e gjyqtarit në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe atë të Apelit.

Komisioni që do të zhvillojë rekrutimin për dy pozita në Gjykatën e Apelit përbëhet nga:

• Albert Zogaj, kryetar

• Fidan Hoxha, anëtar

• Besnik Bislimi, anëtar

• Bashkim Hyseni, anëtar

• Aferdita Bytyqi, anëtare

• Vilard Bytyqi, rezervë,

• Burim Ademi, rezervë,

• Vaton Durguti, rezervë.

Për këtë konkurs, tashmë KGJK-ja ka dërguar ftesën për monitorimin e këtij procesi.