Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica”, ka bërë të ditur se për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit në Rrugën “Mbreti Petar”, nesër do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në pjesën veriore të Mitrovicës.
Ndërprerjet do të jenë duke filluar nga ora 08:00, deri në sanimin e defektit
‘‘Njoftim
Për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit në Rrugën “Mbreti Petar”, nesër do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në pjesën veriore të Mitrovicës, duke filluar nga ora 08:00, deri në sanimin e defektit. Shpresojmë që punimet të përfundojnë sa më shpejt që të jetë e mundur.
Ju faleminderit për mirëkuptimin!’’, thuhet në postim.