Gazetari Parim Olluri e Bilall Sherifi nga partia Nisma, debatuan sonte në Pressing në T7 për bisedimet që Limaj dhe Kurti zhvilluan për konstituimin e Kuvendit.
Pjesë nga debati mes tyre:
Olluri: Nuk kemi pritë na që ai (Limaj) e thotë këtë deklaratë. Për një kryetar partie mjafton me thanë që për interes kombëtar e votoj edhe këtë
Sherifi: Gjema fjalinë ku thotë e votoj
Olluri: Jam i gatshëm për interes kombëtar mu merr vesh me shkatërruesin e Kosovës (citon Limajn)
Sherifi: Mos shpof, s’e ka thanë e votoj
Olluri: Jam i gatshëm me bashkëpunu, pozicionim është. Ka dal në kafe kryetari yt me Albin Kurtin e ka folë postin e kryeparlamentarit. Edhe e ka rrejtë e ka sos kryetarin e partisë…
Sherifi: Kqyre tash, i mashtruari qenka fajtor, e mashtruesi jo
Olluri: Z.Kurti ju ka rrejtë, ju ka sos…ke lakmu.