“Në Tandem”, ekspozita e përbashkët nga Altin Ibrahimi dhe Nonetaori - Gazeta Express
string(65) "ne-tandem-ekspozita-e-perbashket-nga-altin-ibrahimi-dhe-nonetaori"

Arte

Gazeta Express

17/06/2025 14:55

“Në Tandem”, ekspozita e përbashkët nga Altin Ibrahimi dhe Nonetaori

Arte

Gazeta Express

17/06/2025 14:55

Më 17 qershor, nga ora 19:00 në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë mbahet hapja e ekspozitës “Në Tandem” me autorë Altin Ibrahim dhe Nonetaori.

Për ekspozitën:

Dy artistë, dy botë të ndryshme, që takohen në dialog artistik.

Altin Ibrahimi sjell portrete dhe trupa përmes pikturës, vizatimit dhe ilustrimit, duke kapur lëvizjen dhe ndjenjën në një kuadër të vetëm.

Nonetaori (Nderim Isufi) hap dyer drejt peisazheve të imagjinuara, të ngjashme me ëndrrat, me rrëfime të thella emocionale përmes ilustrimit, vizatimit dhe animacionit.

“Në Tandem” eksploron se çfarë ndodh kur dy stile të ndryshme marrin frymë pranë njëra tjetrës.

Kuratorë: Laureta Hajrullahu dhe Shkamb Jaka