Promovimi i librit “Historia e muzikës Rock & Roll në Kosovë” - Gazeta Express
string(57) "promovimi-i-librit-historia-e-muzikes-rock-roll-ne-kosove"

Arte

Gazeta Express

17/06/2025 14:51

Promovimi i librit “Historia e muzikës Rock & Roll në Kosovë”

Arte

Gazeta Express

17/06/2025 14:51

Më 20 qershor nga ora 20:00, “Defy Them” do të promovoj librin “Historia e Muzikës Rock & Roll në Kosovë – Vitet ‘60”, pas një periudhe të gjatë hulumtimi.

Ky libër sjell rrëfime, dokumente dhe kujtime të çmuara nga dekada e parë e Rock ‘n’ Roll-it në Kosovë – një periudhë e pasur me energji krijuese, sfida dhe lëvizje kulturore që lanë gjurmë. Përmes tij hulumtohet origjina dhe rrugëtimi fillestar i kësaj kulture në Kosovë.

Promovimi do të mbahet me 20 Qershor, prej orës 20:00, në Qendrën e Kulturës Alternative Defy Them, Prishtinë.