Distria e nis mbarë në Kampionatin Botëror të xhudos - Gazeta Express
string(53) "distria-e-nise-mbare-ne-kampionatin-boteror-te-xhudos"

Sport

Gazeta Express

14/06/2025 13:05

Distria e nis mbarë në Kampionatin Botëror të xhudos

Sport

Gazeta Express

14/06/2025 13:05

Distria Krasniqi i ka nisur me fitore garat në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Xhudistja pejane ka pushuar në raundin e parë të garave deri në 52 kilogramë, por e ka nisur me fitore garën në raundin e 32-të.

Distria ishte më superiore se kundërshtarja e saj braziliane, Jessica Pereira, të cilën e mposhti me ippon, pasi më parë mori edhe një yoko dhe një waza-ari.

Në ndeshjen tjetër, në raundin e 16-të, pejania do të ndeshet me Francine Echevarria të Puerto Ricos.

Ndryshe, Akil Gjakova do të ndeshet të dielën, kurse Laura Fazliu do të ndeshet të hënën.