Poezia e javës/ Gabriele Tinti: Hermesi - Gazeta Express
string(37) "poezia-e-javes-gabriele-tinti-hermesi"

Arte

Gazeta Express

13/06/2025 18:35

Poezia e javës/ Gabriele Tinti: Hermesi

Arte

Gazeta Express

13/06/2025 18:35

Një statujë e babait mitologjik të poezisë bëhet imazh i autoritetit në rënie të formës së artit

HERMESI

Nga Gabriele Tinti

Ajo për çfarë po prisje është humbur.

Ti je i trishtuar dhe s’e i zoti të ndash veten tënde

nga toka. Je i lodhur nga të jetuarit siç jeton

dhe tash nuk do të shkosh në shtëpi nesër.

Lëre veten të jetë e shoqëruar –

rrjedha e ditës po e mbërrin fundin e saj,

udha është me mbuluar nga mjegulla.

Thika ëan në dysh natën, plagos hënën,

gjithë durim i thekson rrënojat në largësi.

Fytet e botës të hapura krejtësisht,

presin me uri mbrapa reve.

Hermes

What you were waiting for has gone./ You are sad and unable to separate yourself/ from the earth. You are tired of living as you live/ and know you will not go home tomorrow.//Let yourself be accompanied —/ the course of the day is at its end,/ the road is clad in mist.// The knife cleaves the night, wounds the moon,/ patiently sharpens the distant ruins.// The throats of the world open wide,/ they hungrily await beyond the clouds.

Shënim nga Carol Rumens

Përmbledhja e fundit e Gabriele Tintit, Ruins, mbledh në një vend peozitë e tij ekfrastike, esetë e shkurtra nga duar të ndryshme dhe fotografi të panteonit të stuatujave greko-romake. ‘Hermesi’ është nga pjesa II, Nostalgjia e poetit, titull që lexuesve mund t’ua sjellë ndërmend Giorgio de Chirico-n.

Në fotografinë që shoqëron librin Ruins, këndi i Hermesit të ulur është i kthyer një çikëz më drejt përpara shikuesit se sa imazhi i sipërm i të njëjtës skulpturë prej bronzi. Fytyra e skulpturës shpreh një gjendje jo të asociuar rëndom me më merkurialin në mesin e zotave. Goja e Hermesit është pakëz e plogësht, sytë e ulur poshtë, duke shikuar në asgjë. Ulur mbi një popël, dora e tij e majtë e varur lirshëm, heraldika boshe, ku mbahet shpesh lënda magjike, hyu mban të mbathura sandalet e tij me krahë, por duket i papërgatitur që të ngrihet lart. Duket të ketë braktisur, ose të jetë braktisur nga, gjeninë e tij për fluturime të pamundimshme.  

Poezia i lë të nënkuptohen vështirësitë e tij menjëherë si ato të poetit të lënë pa trashëgimi. Në një shënim, Tinti shpjegon se ishte Hermesi, jo Apolloni, që ishte “poeti i parë i mitit”. Në poezi, ai i drejtohet jo vetëm Hermesit, me gjasë, por personit të tij poetik: “What you were waiting for has gone / You are sad and unable to separate yourself // from the earth. You are tired of living as you live / and know you will not go home tomorrow.”

Hermesi mitik ishte tokësor ashtu siç ishte mbitokësor, një zot i “kufijve, udhëve, udhtarëve, tregtarëve, hajnave, atletëve, barinjve, pazarit, shpejtësisë, dinakërisë, gjuhës, oratorisë, zgjuarësisë dhe kumteve”, siç shpjegon Wikipedia. Fokusi i Tintit zbërthen këto mundësi të variueshme në pak pika karakteristike epigramatike. Mbyll rrugën para vetes me mjegull dhe terr, duke kaluar përshkurtazi nga distiku te tercina me një lëvizje që reflekton vështirësitë e huyt më parë se sa një mundësi të përhapur. Fjala “accompanied” në vargun e patë të tercinës bart barrën e humbjes domethënëse. Sugjeron se poeti i ligështuar dhe pakrahë ka nevojë për një shok, një shoqërues shpirtrash si Hermesi, për ta udhëhequr shpirtin e tij në Nëntokë – për poetët, ëndërr-jeta e të pavetëdijshmes. Po ashtu sugjeron termin muzikor “accompaniment” – shoqërimin instrumental të zërit. Shoqëruesi pohon dhe nganjëherë udhëheq qëndrueshmërinë e tonalitetit dhe tempos që të mund të interpretohet më lirshëm nga vokalisti. Hermesi, shpikësi i lirës, është një performues i dyfishtë virtuoz, këngëtari që dikur siguronte shoqërimin e tij magjik.

Hermesi, mendoj unë, identifikohet nga Tinti me tërësinë e poezisë lirike dhe humbjen e pastajme të asaj tërësie. Zoti, derisa ishte ende foshnjë, ksihte bërë lirën e parë nga një guall breshke dhe të brendshmet e nxjerra të një gjedhi që ia kishte vjedhur vëllait, Apollonit. (Kishte qenë Apolloni ai që, i tërbuar, ia kishte dhënë titullin si prijësi i hajnave dhe batakçillëqeve të përgjithshme të natës). Më vonë, me këmbënguljen e djemve të babait, Zeusit, Hermesi ra në ujdi t’i jepte lirën e tij Apollonit si dëmshpërblim. Apolloni pastaj ia dha lirën djalit të tij, Orfeut. “Its sound exuded serenity, love, and sweet sleep,” shkruan Tinti, “and, unlike the flute, it could accompany the human voice.”

Pra lira kaloi tek Orfeu, por ai, me të gjitha mrekullitë që shoqërimi i tij mund të shkaktojë, nuk ishte në gjendje të lironte Euridikën nga bota e nëndheshme. Në fund Zeusi do ta heqë lirën nga duart e njerëzve dhe do ta vëndosë në mesin e yjësive, si Lira. Në këtë poezi, sidoqoftë, vulgarizimi dhe shkatërrimi, më parë se sa ngritja, e presin lirën: është thjesht “the throats of the world” që “open wide, / they hungrily await beyond the clouds”.

Kjo tregon seriozitetin e rënies që Tinti sheh tek autoriteti i poetit bashkëkohor. Thika që Hermesi e ka përdorur, gjithë gjak por në mënyrë transformuese, për të bërë kutinë tingullore dhe telat e lirës, “cleaves the night, wounds the moon, / patiently sharpens the distant ruins”. Në këtë imazh të fundit, ‘rrënojat’ janë simbol i nostalgjisë, dergjjes së poetit për shtëpinë në mesin e pranive antike të poezisë. Sajuesit dhe muzatë janë larg së qeni banorët e vetëm të panteonit të pasur të Tintit, por janë një pjesë domethënëse e tij dhe lidhen integralisht me çështjen që ai parashtron përkitazi me interceptimin e lirës së Orfeut nga Zeusi: “A ishte ky fundi i poezisë? Nuk mund ta themi. Por këputja e telave që bëjme ne tash është vetëm një ndjekje nostalgjike e asaj gjurme të largët të lënë pas nga zotat, nga poetët e parë legjendarë”.

/The Guardian/ Gazeta Express