string(65) "ka-mesuar-anglisht-permes-muzikes-country-pasi-u-zhvendos-ne-shba"

Yjet

Gazeta Express

04/06/2025 22:09

Ka mësuar anglisht përmes muzikës ‘country’ pasi u zhvendos në SHBA

Yjet

Gazeta Express

04/06/2025 22:09

Aktori tha se kur u transferua nga Hong Kongu në SHBA, kishte vështirësi në…

Aktori i njohur Jackie Chan gjatë një interviste të fundit në emisionin “The Kelly Clarkson Show” ka zbuluar se muzika country ka luajtur një rol kyç për të në për të mësuar anglishten.

Aktori tha se kur u transferua nga Hong Kongu në SHBA, kishte vështirësi të mëdha në komunikim në setet e xhirimeve dhe mbështetej gjithnjë te përkthyesi.

Mësova anglishten përmes këngëve country, sepse janë të ngadalta dhe të qarta.

Kështu u shpreh Jackie Chan. Ai mahniti publikun duke kënduar një pjesë të hitit “Always on My Mind” nga Willie Nelson. Kënga, e cila fillimisht u publikua në vitin 1972 dhe u bë e famshme nga Elvis Presley dhe më vonë nga Nelson, ishte një nga mjetet që ndihmuan aktorin të kuptonte shqiptimin dhe kontekstin e fjalëve në anglisht.

Chan u shfaq në emision së bashku me Ralph Macchio dhe Ben Wang për promovimin e filmit të ri “Karate Kid: Legends”.

aaaaa